Fjalë Kyçe

Nga ndeshja në ndeshje, Kampioni po largohet nga pozita e parë

Nga ndeshja në ndeshje, Kampioni po largohet nga pozita e parë

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligë. Lideri i renditjes, Ballkani ka marrë një pikë si mysafir, pas barazimit 1-1 me Gjilanin.

‘Xhebrailat’ falë golit të shënuar nga Mevlan Zeka 76′, kaluan në epërsi për të barazuar rezultatin vetëm dy minuta më vonë Darko Nikaq, shkruan lajmi.net.

Prishtina është duke vazhduar formën e saj të jashtëzakonshme, duke fituar edhe një herë tjetër ndaj Dritës, pikërisht në stadiumin e qytetit të Gjilanit me rezultat 2-0.

Kjo është hera e tretë që klubi nga kryeqyteti e mposht Dritën brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në garën për titull, duke arritur në kuotën e 41 pikëve, tri më pak se Drita dhe katër pikë më pak se Ballkani.