Fjalë Kyçe

Nga nesër do të pezullohen shërbimet në ambulancat specialistike të QKUK-së

Nga nesër do të pezullohen shërbimet në ambulancat specialistike të QKUK-së

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se për shkak të rritjes së numrit të të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19.

“Apelojmë te qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale të drejtohen vetëm për rastet urgjente. SHSKUK-ja kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët, duke i siguruar se menaxhmenti i SHSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’u ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë. Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksinoheni dhe të respektoni masat anti-COVID, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.