Fjalë Kyçe

Nga nesër Mali i Zi ia hap kufijt Kosovës

Nga nesër Mali i Zi ia hap kufijt Kosovës

Mali i Zi nga nesër do të hap kufirin për Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugoša.

Në fakt vendimi do të vlejë për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Mugosa ka bërë të situr se sot do të mbahet një seancë elektronike e Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, në të cilën do të përcaktohen mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga këto vende, shkruan Indeksonline.

Me shumë gjasa, testi do të jetë dokumenti i vetëm që do të jetë kusht për futjen në Mal të Zi nga Kosova.

Ky vendim i Malit të Zi ka ardhur pas kërkesës së vazhdueshme që ka patur Ministria e Industrisë dhe Turizmit në këtë shtet