Fjalë Kyçe

Nga nesër ndryshim i motit në Kosovë, këto janë temperatura pë javën e ardhshme

Nga nesër ndryshim i motit në Kosovë, këto janë temperatura pë javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se java tjetër na pret me temperatura të ulëta.

Nesër ditë e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpeshherë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.