Fjalë Kyçe

Nga nesër Zvicrën do ta përfshijë një stuhi e fuqishme

Nga nesër Zvicrën do ta përfshijë një stuhi e fuqishme

Duke filluar nga e diela në mbrëmje, stuhia dimërore “Sabine” që do të vijë nga Atlantiku do të përfshijë edhe Zvicrën. Ajo pritet të sjell erëra të forta në shumë rajone të vendit, shkruan srf.ch.

Për këtë arsye, MeteoSwiss paralajmëron për mundësinë që kjo stuhi të shkaktojë dëme serioze, transmeton albinfo.ch. Kështu, ndër të tjera, mund të pritet të dëmtohen objekte, të rrëzohen çati ose të shtëpive ose të rrëzohen trungje pemësh, tërheqin vërejtjen autoritetet.

Sipas paralajmërimit të bërë, të përmendur më lart, stuhia fillon të dielën në mbrëmje dhe vazhdon deri në mbrëmjen e të martës.

Gjatë kësaj kohe mund të ketë edhe probleme me trafikun ajror, përcjell albinfo.ch. Kompania Suisse dhe Lufthansa tashmë kanë njoftuar se nga stuhia do të preket edhe orari i fluturimit.

Vetëm disa ditë më parë, stuhia “Petra” pati përfshirë Zvicrën me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.