Një grua është trajtuar në QKUK nga ku ka njoftuar autoritetet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe se psiqikisht është keqtrajtuar nga vjehrri i saj.
Të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në Podujevë të enjten.
“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pas trajtimit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.