Fjalë Kyçe

Nga sezoni i ardhshëm Milot Rashica do të mbajë një tjetër numër në fanellë

Nga sezoni i ardhshëm Milot Rashica do të mbajë një tjetër numër në fanellë

Nga sezoni i ardhshëm Milot Rashica nuk do të mbajë më numrin 11 në fanellë, por numrin 7.

Ka qenë dëshira e mesfushorit me tipare sulmuese që të marrë këtë numër, të cilin e ka mbajtur më parë edhe tek Vitesse dhe e mban tek përfaqësuesja e Kosovës.

Numri 7 ishte i zënë nga Florian Kainz, por ky i fundit u largua për tek Koln dhe Rashica ka kërkuar menjëherë që të marrë ai numrin e dëshiruar. Klubi gjerman nuk ka ngurruar dhe i ka plotësuar dëshirën talentit të tyre më të ri, duke dhënë edhe një sinjal të qartë se ai do të qëndrojë tek Werder Bremen, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Në origjinë është kthyer edhe Claudio Pizarro, i cili ka hequr dorë nga numri 39, që korrespondonte me moshën e tij dhe ka zgjedhur të marrë numrin 14, që e ka mbajtur gjatë gjithë karrierës së tij.