Fjalë Kyçe

Nga shkrirja e akullnajave në Arktik: Zbulohen pesë ishuj të rinj

Nga shkrirja e akullnajave në Arktik: Zbulohen pesë ishuj të rinj

Pesë ishuj janë zbuluar në Arktikun e largët, pasi ka ndodhur shkrirja e akullit nga akullnajat, transmeton Gazeta Metro.

Këta ishuj u gjetën gjatë një ekspedite të Flotës Veriore në arkipelagun e Tokës Franz Jozef, thanë shkencëtarët nga Shoqëria Gjeografike Ruse, dhe Parku Kombëtar Arktik Rus.

Ishuj që Akoma nuk janë emëruar, ishin të vendosur në Gjirin e Visë, në bregdetin Kara të ishullit të Arkipelagut Verior të Novaya Zemlya, dhe arrijnë madhësinë nga 900 deri në 54 mijë metra katrorë.

Kjo ekspeditë, u zhvillua gjatë 44 ditëve midis gushtit dhe shtatori, duke qenë një nga ekspeditat më të gjata të Arktikut në 30 vjetët e fundit.