Nga dita e sotmeme Ligjin e ri, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten nga 100 deri në 500 euro, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.
Nga 30 në 150 euro do të jetë gjoba për mos-vendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes. Ndërsa gjoba për përdorim telefoni, do të shkojë në 100 euro, por që mund të shkojë deri në 500 euro për herën e tretë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Këto janë vetëm dy nga ndryshimet e bëra në lartësinë e gjobave, që parashihen me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ministri Liburn Aliu, ndryshimet e fundit, i ka arsyetuar me qëllimin që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.
Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik:
– Mos vendosja e rripit të sigurisë
– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes
– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë
– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë
– Regjistrimi i mjetit
– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë
– Shpejtësia brenda vendbanimit
– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– Shpejtësia jashtë vendbanimit
– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– Ndalohen garat e shpejtësisë
– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit
– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit
– Mos përdorimi i helmetës
– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi
– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
– Ndalim i tejkalimit të mjeteve
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative
– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor
-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme
– Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.
Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrotjëse. ( Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patent shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patent, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj).
Hera e fundit kur Kosova bëri ndryshim në Ligjin e Rregullave për Trafikun Rrugorë, ishte në vitin 2016.