Që nga sot edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Andaj, që nga sot çdo aktivitet i mundshëm i bastoreve, kazinove apo çfarëdo Lojëra të Fatit llogaritet si kundërligjor dhe do të sanksionohet.
Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove, shkruan Gazeta Alo.
Ky ligj ka kaluar edhe në Kuvendin e Kosovës duke marrë 69 vota pro dhe asnjë kundër.
Ligji në fjalë ishte votuar më 28 mars të këtij viti , ndërsa ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.
Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve./Gazeta Alo/