Nga sot, e martë, në Kosovë do të kthehen masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore duke bërë që temperaturat maksimale të kthehen deri në 35 e 36 gradë celsius për pak ditë.
Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius.
Po ashtu konsiderohet se kontakti me rrezet e diellit nga ora 9 deri në orën 17 duhet të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata me sëmundje kronike.