Prej sot ka nisur linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.
Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për t’i mbledhur udhëtaret në rrugën “Xhorxh Bush” te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë.
Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës është 3 euro.