Fjalë Kyçe

Nga sot nis zbatimi i fondit 5 milionësh nga Komuna e Prishtinës, ja çfarë duhet të dini

Nga sot nis zbatimi i fondit 5 milionësh nga Komuna e Prishtinës, ja çfarë duhet të dini

Sot pritet të nis zbatimi i fondit 5 milionësh nga Komuna e Prishtinës për bizneset.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se nga ky fond do të përfitoj çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

“Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti

Postimi i plotë:

Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës. Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet të i plotësoni të dhënat e kërkuara.

Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave.

Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju.
Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/