Fjalë Kyçe

Nga sot qytetarët do të kenë çasje në portalin e punës “Konkursi”

Nga sot qytetarët do të kenë çasje në portalin e punës “Konkursi”

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka njoftuar se MPB’ja e ka krijuar një sistem që do të shërbej si portal pune.

Veliu ka njoftuar gjithashtu se krahas përgatitjeve të nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, janë bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

“MPB-ja ka krijuar sistemin i cili do të shërbej edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike.

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese,  e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave”, ka thënë ai.