Në një darkë vjetore të gazetarëve në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden, e shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje qeverive të huaja të lirojnë gazetarët e arrestuar.
Biden e përdori foltoren përpara një dhome plot me 3 mijë gazetarë për t’u bërë thirrje qeverive të huaja që “menjëherë” të lirojnë gazetarët e mbajtur rob.
“Gazetaria është e qartë se nuk është krim. As këtu, as atje, e as askund në botë”, tha Biden.
Siç raportohet, kandidati demokrat iu drejtua kryesisht presidentit rus, Vladimir Putin, për të liruar gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi më 29 mars të vitit 2023, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Putini duhet ta lirojë Evanin”, tha presidenti amerikan.
Ndryshe, Biden e përdori fjalimin e tij edhe për të tallur kandidatin republikan, ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
“Zgjedhjet e 2024 po afrohen. Dhe po, mosha është në pyetje. Unë jam një burrë i rritur që konkurroj kundër një 6 vjeçari”, tha Biden.
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor – vjen përgjigja nga Donald Trump
Lexo po ashtu
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor – vjen përgjigja nga Donald Trump
Bëhet e ditur se Trump nuk ishte pjesë e darkës dhe kurrë nuk ka marrë pjesë në organizimin vjetor si president.
Në fjalimin e tij, Biden nuk foli rreth luftës dhe krizës në Gazë.
Mirëpo, udhëheqësja e shoqatës së gazetarëve, Kelly O’Donnell, vuri në dukje se rreth 100 gazetarë janë vrarë në luftën gjashtëmujore të Izraelit kundër Hamasit.