Fjalë Kyçe

Nga viti i ardhshëm formohet edhe Liga e Tretë

Nga viti i ardhshëm formohet edhe Liga e Tretë

Liga e dytë nga sezoni garues 2019/2020 do të jetë një Ligë unike e përbashkët me 14 ekipe dhe atë ; 7 ekipe nga grupi “ A “ dhe 7 ekipe nga grupi “ B “ që do të kenë plasmanin nga vendi ; 1 – 7 në fund të edicionit 2018/2019, raporton Gazeetasheshi.com.

Kështu shumë skuadra do të largohen nga ranku i Ligës së Dytë për të kaluar në Ligën e Tretë, e cila pritet të krijohet për herë të parë në Kosovë.

Aktualisht si po shkojnë punët, këto janë ekipet që do të zbresin në një rank më poshtë të garave. Nga Grupi A pritet të largohen: Lugu i Baranit, Dushkaja, Gjakova, Pashtriku, Opoja, Drini i Bardhë, Dejni, Deçani.

Ndërsa nga Grupi B priten të largohen Rinia, Rilindja, Bashkimi (Km), Xërxa, Kastrioti, Vjosa, Bashkimi (Gj), Çeliku

Ligat e –III-ta rajonale të cilat do të formohen për edicionin 2019 – 2020 sipas përkatësisë dhe konfiguracionit të shtrirjes së tyre gjeografike e të cilat do të jenë të funkcionalizuara sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.