Fjalë Kyçe

Ngacmonte seksualisht vajzat, Policia nis të merret me 30 vjeçarin nga Prishtina

Ngacmonte seksualisht vajzat, Policia nis të merret me 30 vjeçarin nga Prishtina

Një burrë rreth të 30-ve në Prishtinë po dyshohet për ngacmim seksual ndaj vajzave.

Personi, emër i njohur për redaksinë, del shumë shpesh në Parkun e Gërmisë dhe në Taukbashqe dhe dyshohet se po ngacmon seksualisht vajzat. Mësohet se ai tenton të iu afrohet atyre duke i përcjellur.

Rasti është i paraqitur në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali kanë thënë se po merren me rastin.

“Informacionin e njëjtë e kemi pranuar edhe ne dhe të njëjtin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Policisë.