Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se trupat ruse kanë bërë pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.
Në veçanti, konvoji prej 60 kilometrash i gjatë i trupave ruse që janë nisur nga jugu drejt Kievit është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe “ka ngecur”, tha zëdhënësi John Kirby të mërkurën.
“Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk e kanë bërë”, u tha ai gazetarëve.
Kirby theksoi se forcat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.
Ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmonte nëse qyteti jugor Herson ka rënë, teksa rusët kanë pretenduar se e kanë marrë nën kontroll.
Pavarësisht se vrulli i forcave ruse është ngadalësuar, Kirby paralajmëroi se Rusia ka në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk i ka përdorur./rel