Fjalë Kyçe

Ngjarja që tronditi Ferizajin, njëri nga qytetarët e kapë për fyti policin dhe e mban ashtu për pak kohë

Ngjarja që tronditi Ferizajin, njëri nga qytetarët e kapë për fyti policin dhe e mban ashtu për pak kohë

Gjatë natës së mbrëmshme, dy video të cilat u bënë virale shfaqën pamjet e rrahjes mes dy policëve dhe dy qytetarëve të Ferizajt.

E tërë ngjarja sipas policisë kishte nisur në momentin kur qytetarët janë ndaluar dhe kanë refuzuar që t’ia dorëzojnë letërnjoftimet njësiteve policore.

E ndalja e tyre u bë për shkak se qytetarët nuk ishin duke i zbatuar masat parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar Covid-19.

Revoltimi i këtyre qytetarëve çoi edhe në konfrontim me policinë. Në një video të publikuar njëri nga ta shihet duke e mbajtur për fyti njërin polic, derisa polici tjetër ndodhet në anën tjetër.

Megjithatë, policët kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll dhe e kanë zmbrapsur sulmin.

Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor.

Gjithashtu edhe policët kanë marrë trajtim mjekësor.