Fjalë Kyçe

Ngjarje e dhimbshme në Shqipëri: U shërua nga koronavirusi, e moshuara vdes 15 ditë pas vdekjes së burrit

Ngjarje e dhimbshme në Shqipëri: U shërua nga koronavirusi, e moshuara vdes 15 ditë pas vdekjes së burrit

Ndërron jetë në spitalin e Fierit Maria Delia. E moshuara rreth 87-vjeçe, mbylli sytë mesditën e sotme, vetëm 15 ditë pasi burri i saj ndërroi jetë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për çiftin e të moshuarve Delia të prekur me Covid 19 banues në pallatin 10 katesh në lagjen “15 tetori “ në Fier.

Të afërmit pohojnë se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata pohojnë se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.

Gruaja doli negative pas tamponëve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua në Fier.

Që nga dita që mbërriti në Fier ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve duke qenë se kishte probleme shëndetësore të tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen etj.

Çifti i të moshuarve u transferua në Tiranë pasi rezultuan pozitiv ndaj testit të Covid 19.

Bashkëshorti nuk arriti të shërohej nga virusi dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa gruaja ndërroi jetë në spitalin e Fierit këtë të martë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin.