Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë në Lezhë, djali vret nënën me thikë në bulevard

Ngjarje e rëndë në Lezhë, djali vret nënën me thikë në bulevard

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Lezhës, ku djali ka ekzekutuar me thikë të ëmën në bulevardin e qytetit.

Autori është shtetasi A.Da 62-vjeç, i cili është arrestuar nga policia.

Viktima është shtetasja Gj.D, 88 vjeçe.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se djali vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.