Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë: Digjet banesa në Shqipëri, gruaja hidhet nga kati i tretë për të shpëtuar, por vdes

Ngjarje e rëndë: Digjet banesa në Shqipëri, gruaja hidhet nga kati i tretë për të shpëtuar, por vdes

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir të Tiranës, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir.

Policia njofton se pasi është përfshirë nga zjarri kati i 3-të i një banese, dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga dritarja shtetasja 62-vjeçarja Hava Osmenaj dhe djali i saj 36-vjeçar.

62-vjeçarja nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, ndërsa i biri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.