Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë, një vajzë pesëvjeçare mbytet në pishinë

Ngjarje e rëndë, një vajzë pesëvjeçare mbytet në pishinë

Dje rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hotelerik në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hotelerik në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”.

Në mëngjes në orën 08:30 vajza ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB./Gazeta Express.