Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë: Vetura e ndihmës së shpejtë nuk ndizej, humb jetën futbollisti

Ngjarje e rëndë: Vetura e ndihmës së shpejtë nuk ndizej, humb jetën futbollisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në elitën e futbollit nigerian.

Futbollisti 22 vjeçar, Chineme Martins ka ndërruar jetë, pas rënies në tokë në mes të ndeshjes.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit mjekësor. Ata kuptuan se lojtari duhej shpejt të dërgohej në spital, me Chineme që ishte pavetëdije.

Lojtari u fut në një ambulancë, por fatkeqësisht automjeti nuk ndizej, me policinë që ndërhyri duke shtyrë veturën, për t’i krijuar kontakt për t’u ndezur.

Kur Martins arriti në spital, tashmë ishte shumë vonë, duke mos mundur t’i shpëtojnë jetën. Shkaku i vdekjes ende mbetet i panjohur, rezultatet e autopsisë janë në pritje.