Fjalë Kyçe

Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”

Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve R.P. dhe D.O. “për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

“Prokuroria Speciale njofton ekziston dyshimi i bazuar mirë se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale. “Me këto veprime të pandehurit R.P dhe D.O. akuzohen për veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.