Fjalë Kyçe

Ngrihet aktakuzë për sulm seksual kundër ish-ministrit Numan Baliq

Ngrihet aktakuzë për sulm seksual kundër ish-ministrit Numan Baliq

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, për veprën penale “sulm seksual”.

Baliq akuzohet se më 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor ka sulmuar seksualisht një grua.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B., me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, është thënë nga Prokuroria Themelore e Pejës.