Së shpejti do të ketë ngritje të çmimeve edhe në shërbimet e floktarisë.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shoqata e Berberëve në Pejë.
“Nga data 01.12.2020 do të ketë ngritje të çmimeve“, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që ditëve të fundit në gjithë vendin ka pasur ngritje të çmimeve, sidomos të produkteve esenciale.
Kjo ka bërë që të ketë reagime e ankesa nga të gjithë.