Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka ngritur një shqetësim i cili mund të ndikojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosovë me 6 tetor.
Krasniqit nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’, ka ngritur një shqetësim i cili mund të ndikojë në procesin zgjedhor, e kjo ka të bëjë me njërën prej metodave të manipulimit që është përdorur në Rusi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
“Një prej metodave të manipulimit të zgjedhjeve që është përdorur në Rusi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ka qenë votimi i shumëfisht (carousel voting).
Personat që kanë votuar më shumë se njëherë e kanë pasur të ngjitur në pasaport një simbol të mollës, që ka qenë mesazh për komisionerët e partisë në pushtet “United Russia” që t’u ipen fletëvotimet përkundër që emrat e tyre nuk e kanë qenë në listën e votuesve”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se në Kosovë një prej hallkave më të dobëta të procesit zgjedhor është pasaktësia në listat e votuesve, gjë e cila Krasniqi thotë se e zvogëlon besimin e votuesve në zgjedhje.
“Pasaktësia e listës së votuesve në Kosovë është hallka më e dobët në gjithë procesin zgjedhor, gjë që minon besimin e publikut në zgjedhje. Një listë e saktë e votuesve mund të bëhet shumë lehtë. Mjafton të ketë pak vullnet edhe bashkëpunim në mes të institucioneve shtetërore”, ka shkruar Krasnqi.