Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg. Lajmin e ka konfirmuar Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.
Ai ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat. Atyre pritet t’i bashkohen nesër edhe punëtorët e ndërrimit tjetër.
“Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t’i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t’ju bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë”, ka thënë Osmani.
Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve./KSP