Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e zëvendësministrit të diasporës, Arian Daci.
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci” është shprehur Thaçi.
Postimi i tij i plotë:
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij”, ka shkruar Thaçi.