Fjalë Kyçe

Nike prodhon topin për ndeshjet e dimrit në Ligën Premier, dizajn unik

Nike prodhon topin për ndeshjet e dimrit në Ligën Premier, dizajn unik

Ka filluar numërimi mbrapshtë dhe dimri tani është në horizont.

Për kampionatin anglez Ligën Premier kjo do të thotë periudha më e mirë dhe më e ngjeshur e vitit.

Në dimër pritet të ketë ndeshje çdo ditë në elitën e futbollit dhe kjo është koha e preferuar për tifozët e futbollit.

Nike tani ka zbuluar zyrtarisht topin e tyre që do të përdoret në edicionin dimëror në elitën e futbollit anglez.

Topi është jashtëzakonisht i bukur me ngjyrën e verdhë, të kaltër dhe të kuqe.

Ky top do të jetë në dispozicion për tu blerë edhe në dyqanet zyrtare të Nikes që nga data 5 nëntor.

Nike ka qenë prodhuesi zyrtar i topave në Ligën Premier që nga sezoni 2000/2001./Telegrafi/