Streameri i njohur amerikan “Ninja”, Tyler Blevins, ka njoftuar se është diagnostikuar me melanomë, formë e kancerit të lëkurës.
Në një postim në rrjetin social “X”, 32-vjeçari, video-lojtar i “Fortnite”, ka deklaruar se ka hequr një nishan kancerogjen nga këmba e tij.
Ai ka thënë se një vend i errët është duke u kontrolluar nga mjekët dhe shpreson se do ta ketë zbuluar më herët kancerin.
“Ninja” u ka bërë thirrje të tjerëve që të kontrollohen rregullisht.
“Ninja” është sinonim i platformës Twitch.
Ai ishte njëri prej transmetuesve më të mëdhenj të video-lojërave.