Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka nisur ofensivën e re të madhe në lindje të vendit.
Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë që thanë më herët se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të Ukrainës.
“Mund të pohojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën po përgatiten prej kohësh. Një pjesë e mirë e ushtrisë ruse po përqendrohet në këtë sulm”, deklaroi pak minuta më parë presidenti ukrainas.
❗️Zelenskyy: Russian troops have begun the battle for #Donbass
A significant part of the #Russian troops is concentrated there for offensive. No matter how many soldiers are driven there, we will defend ourselves. We will fight. We will not give anything #Ukrainian. pic.twitter.com/B7CTyFLuIy
— NEXTA (@nexta_tv) April 18, 2022