Zëvendësministri dhe ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Goran Rakiq ka disa ditë që po zhvillon takime pa simbole shtetërore.
Kjo gjë u pa në takimin e fundit me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, por edhe në një takim të sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot.
Flamuri mungoi, po ashtu, edhe në takimin me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Asnjë nga këta diplomatë nuk e përmendën këtë çështje.
E lidhur me mosrespektimin e e simboleve shtetërore, në rrjetet sociale ka nisur një peticion për shkarkimin e Rakiqit, shkruan Reporteri.
Megjithatë, aty vërehet se peticionin e kanë nënshkruar një numër i vogël i qytetarëve.
Kujtojmë se nga zyra e kryeministrit Hoti kanë dematuar se Rakiq ka larguar simbolet shtetërore nga zyra e tij.