Fjalë Kyçe

Nis regjistrimi i të sëmurëve kronikë mbi 18 vjeç

Nis regjistrimi i të sëmurëve kronikë mbi 18 vjeç

Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji ka bërë thirrje tek qytetarët e moshës mbi 18 vjet e që vuajnë nga sëmundjet kronike për të aplikuar për të marrë vaksinë kundër COVID-19.

Teksa, komunat ende nuk kanë pranuar një vendim zyrtar nga MSh, megjithatë janë të informuar dhe se e mirëpresin këtë vendim.

Kjo për shkak se kërkesat e pacientëve mbi 18 vjeç deri në 65 është i lartë, andaj në njësinë e vaksinimit në Pejë gjatë javës do të nisin edhe imunizimin e kësaj kategorie.

Mirëpo në Suharekë, për dy javë radhazi janë të rezervuara të gjitha terminet me qytetarët që do e marrin këtë kurë.

Megjithëkëtë edhe nga Drejtoria e Shëndetësisë së kësaj komune thonë se është dashur edhe më herët të jenë prioritet personat që janë në moshë të re dhe me sëmundje shoqëruese.

Në këto dy komuna sikurse edhe në të tjerat po përgatiten hapësira të reja për vaksinim ashtu siç kërkohet nga plani i ri veprues, ku me to do të rriten edhe kapacitetet.