Fjalë Kyçe

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët zgjedhin Avokatin e Popullit

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët zgjedhin Avokatin e Popullit

Ka nisur pak më parë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Avokati i Popullit.

Pas një ore prej kur duhej të fillonte, tashmë deputetët janë mbledhur në sallë.

Ata sot pritet të votojnë për avokatin e Popullit.

Këtë pozitë po synon Naim Qelaj i cili në seancën e fundit nuk arriti të marrin votat e nevojshme për të qenë në krye të këtij institucioni.

Kjo është edhe pika e vetme e rendit të ditës në seancën e sotme.