Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës me një pikë të vetme të rendit të ditës, e që do të jetë ‘Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Kosova’.
Përmes një njoftimi për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se kjo seancë do të jetë e mbyllur për gazetarë, për shkak të pandemisë.
Kujtojmë se seanca që po mbahet sot është thirrur nga PDK dhe kjo parti pritet të prezantojë para Kuvendit Pakon emergjente prej 320 milionë eurove, për miratim.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli i ka ftuar partitë politike që të votojnë nesër pakon e prezantuar, teksa deri tash AAK e NISMA kanë dalë pro, kurse LDK kundër kësaj pakoje.