Fjalë Kyçe

Nis seanca gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimi dhe Krasniqit

Nis seanca gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimi dhe Krasniqit

Ka filluar seanca e re gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo është seanca e dytë statusore e katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për më shumë se një muaj po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Kjo seancë e sotme është konferencë lidhur me ecurinë e çështjes. Një seancë e ngjashme ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u zhvillua më 18 nëntor, transmeton lajmi.net.

Ndryshe gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou pati kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 5 dhjetor në ora 16:00.

Gjithashtu ai kërkoi nga Prokuroria që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në ora 16:00.

Të katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, njëherësh figura shumë të rëndësishme të Kosovës u dërguan drejt Hagës në të njëjtën ditë.