Fjalë Kyçe

Nis seanca ku pritet të miratohet buxheti

Nis seanca ku pritet të miratohet buxheti

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se seanca e jashtëzakonshme vjen si pasojë e situatës me koronavirusin.

“Prandaj do të procedojmë mocion procedural për përshpejtim të procedurave për shqyrtimin e këtij projektligji. Shqyrtimi i parë dhe i dytë i projektligjit të bëhet me shmangie nga afatet e parapara të rregullores së Kuvendit”, tha Selimi, raporton KOHA.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, u ka kërkuar deputetëve të flasin nga vendet ku janë ulur.

“Kjo sallë nuk i respekton kërkesat e IKSHP-së për distancë nga njëri-tjetri. Ndoshta një sugjerim që të flisni nga vendet e juaja sepse tash një deputet e përdori foltoren. Kjo sallë është dezinfektuar sot në mëngjes. Po shpresoj që sa më afër në qëndrime për miratim të buxhetit”, tha Osmani.