Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.
Në këtë seancë e cila po mbahet online, do të shqyrtohet kërkesa e Vetëvendosjes rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.
Gjashtë muaj më parë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ishte ankuar në Kushtetuese duke deklaruar se Qeveria është jolegjitime, pasi që vota e 61-të e saj është dhënë nga deputeti Etem Arifi që ishte i dënuar me vendim të Gjykatës.
Palët e interesit, VV dhe LDK në këtë seancë që po transmetohet drejtpërdrejtë kanë edhe përfaqësuesit e tyre.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.