Fjalë Kyçe

Nis seanca për votimin e presidentit, përsëritet votimi i raundit të parë

Nis seanca për votimin e presidentit, përsëritet votimi i raundit të parë

Ka nisur të mbahet seanca për votimin e presidentit.

Ani pse ishte planifikuar të niste nga ora 17:00, kjo nuk ka ndodhur.

Të pranishëm janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, gjithashtu edhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmanit.

Gjithashtu ndryshe nga e shtuna, sot në seancë janë dhe dy deputetë të komuniteteve, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi.

E pranishme është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Në sallë janë 84 deputetë.