Fjalë Kyçe

Nis stinori pranveror i futbollit të Kosovës, sot luhen dy ndeshjet e Kupës së Kosovës

Nis stinori pranveror i futbollit të Kosovës, sot luhen dy ndeshjet e Kupës së Kosovës

Pas një pushimi më shumë se dy muaj, ndeshjet e futbollit kosovar rikthehet në aksion.

Kësisoj edicioni pranveror në futbollin kosovar do të startojë me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Rikthehen emocionet e futbollit kosovar, sot luhen dy ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës. Tetë është numri i skuadrave çerek finaliste të cilat synojnë triumfin në Kupën e Kosovës.

Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Feronikeli, Liria, Dukagjini dhe Vushtrria janë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen.

Drenica do të jetë nikoqir i Gjilanit në takimin hapës që do të luhet në Skenderaj me fillim nga ora 12:30.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytet, ku stadiumi Fadil Vokrri është nikoqir i ndeshjes Prishtina – Vushtrria e cila fillon nga ora 13:00.