Fjalë Kyçe

Nis takimi Kosovë-Greqi

Nis takimi Kosovë-Greqi

Ka nisur në “Fadil Vokrri” sfida ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në grupin B kualifikues për botërorin “Katari 2022”.

Nga tri ndeshjet e deritanishme, Kosova ka regjistruar dy humbje dhe një fitore duke u renditur e treta në grup prapa Suedisë dhe Spanjës, derisa Greqia ka vetëm dy pikë pas dy ndeshjeve, raporton KosovaPress.

Trajneri Bernard Challandes ka startuar me Milot Rashicën në vend të Elbasan Rashanit pasi ky i fundit pësoi një lëndim të lehtë një ditë para ndeshjes, raporton KosovaPress.

Rreth 400 tifozë janë të pranishëm në tribuna dhe kjo pas vendimit që stadiumi të mbushet në vetëm 10 për qind të kapacitetit për shkak të COVID-19.

Ndryshe, kjo është përballja e tretë ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, dhe dardanët presin të shënojnë fitore.