Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.
Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Kurti pak më herët i ka shkruar letër Thaçit për t’i thënë se do të takohet me të për të folur për hapat e mëtejmë të Kushtetutës, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.