Ka filluar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi po mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy partive për bashkëqeverisje, transmeton KTV.
Kujtojmë se që pas përfundimit të zgjedhjeve, ku fituese doli VV-ja, dy partitë në vazhdimësi janë takuar për të harmonizuar programin bashkëqeverisës.