Fjalë Kyçe

Nis vaksinimi i stafit shëndetësor në Klinikën Infektive të QKUK-së

Nis vaksinimi i stafit shëndetësor në Klinikën Infektive të QKUK-së

Ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Të parët që do të vaksinohen sot janë stafi shëndetësor në Klinikën Infektive, ndërsa më pas vaksinimi do të vazhdojë me personat mbi moshën 80-vjeçare dhe ata me sëmundje të rënda kronike.

Po ashtu sot është parë një interesim i madh i qytetarëve, të cilët që nga mëngjesi janë duke pritur për t’u vaksinuar para sallës “1 Tetori”.

Kosova ka pranuar të dielën dozat e para të vaksinave “AstraZeneca” si pjesë e koalicionit ndërkombëtar COVAX për t’i ndihmuar shtetet e varfra.