Fjalë Kyçe

Nisë pagesa e 170 eurove për qytetarët dhe bizneset

Nisë pagesa e 170 eurove për qytetarët dhe bizneset

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte bërë të ditur se nga sot e hënë do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar nga Pakoja Emergjente për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset” kishte shkruar Bajrami në Facebook.

Ministrja u ka kërkuar falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat e pagesave që sipas saj pasi ishte pamundshme të kryheshin pa u rishikuar buxheti.