Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
MKRS ka bërë të ditur se stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në njoftim.