Fjalë Kyçe

Nisin reshjet e borës në Kosovë

Nisin reshjet e borës në Kosovë

Në disa pjesë të vendit tashmë kanë nisur reshjet e borës. Kemi pasur disa raportime se bora ka nisur të mbulojë Bjeshkët e Sharrit.

Edhe në Komunën e Kaçanikut dhe në Komunën e Hanit të Elezit ka nisur të bie borë e furishme.

Në adresë të MeteoBallkan kanë mbërritur disa video nga Kaçaniku e Hani i Elezit.

MeteoBallkan ka raportuar për disa ditë me radhë për këtë ndryshim radikal të motit.

Duket se sonte do të kemi reshje të borës në shumicën e vendit.