Fjalë Kyçe

Nisma me nëntë kandidatë për deputet nga Prizreni

Nisma me nëntë kandidatë për deputet nga Prizreni

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deputetë të Kuvendit e Kosovës,  në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen me 14 shkurt.

Kryetari i këtij subjekti politik dega në Prizren, Zafir Berisha ka konfirmuar se Nisma në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me nëntë kandidat nga Prizreni.

Bëhet fjalë për Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj, Sabri Mici, Afrim Tejeci, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Fatmir Gërdella, Veton Rexha dhe Leart Batusha.